Ju prezantojme Presidenten e pare (te mundshme) femer amerikane (FOTO)
(Sipas Huffington Post)
Klinton – Eshtë tashmë politikania më e përgatitur për një detyrë të rëndësishme. Dy herë Zonjë e parë, në një presidencë ku ajo jo pak herë tentoi të bëhej figurë vendimtare (p.sh. fillesat e reformës në shëndetësi ka tentuar ti përfaqësojë Klinton vetë që në mandatin e parë të bashkëshortit, por u tërhoq, mesa duket sepse kohët ishin të tjera….). Kandidate e fortë brenda demokratëve e spikatur në periudhën e “luftës” kundër Obamës, senatore e një shteti të rëndësishëm e së fundmi kryediplomatja e fortë e SHBA. (një detaj: në analizën e vet Huffington Post e pasqyron mendimin për Klinton me foton e fundit të saj në sallën e Parlamentit të Shqipërisë).
Susana Martinez – Republikane, është zgjedhur në vitin 2010 si e para Guvernatore femër e New Mexico e njëkohësisht edhe pjesëtare e komunitetit hispanik. Fillimisht u përfol emri i saj si kandidate e mundshme për zëvendës presidente përkrah Romney. Mësimi që fituan republikanët në zgjedhjet e fundit dhe rëndësia më e madhe që duhet t’i kushtojnë hispanikëve duket se e bën favorite apo një mundësi të fortë Martinez në zgjedhjet e 2016. Thua ta kene mesuar vertet kete…?
Elisabeth Warren – Ka qenë vazhdimisht mbështetesë e Obamës për reformën fiskale (dmth: më shumë taksa për më të pasurit, apo sic ne e njohim ne Shqiperi taksa progresive) fitoi së fundmi vendin e vet në Senat duke risjellë dominimin demokrat në një zonë që më parë mbahej nga Ted Kennedy. E diplomuar në Harvard, Warren ka qenë themeluese e një zyre federale që mbron konsumatorët amerikanë nga të gjitha problemet financiare të lidhura me situatat e fundit të krizës ekonomike. 39 milion dollarë ka mundur të sigurojë kandidatura e saj në Ohio për në senat, duke e shndërruar në një femër “manjetike” në politikën amerikane! Ajo ka refuzuar për momentin mundësinë e kandidaturës për presidencialet 2016, por asnjehere mos thuaj jo…
Kelly Ayotte – Ka mundur të shndërrohet në një figurë të rëndësishme gjatë fushatës së fundit presidenciale, përkrah kandidatit republikan. Ka qenë prokurore para se të zgjidhej në senat dhe konsiderohet nga republikanët si një figurë që mund të tërheqë në kampin e tyre sidomos votat e grave mes shtreses se mesme. Ndonëse sërish, edhe ky personazh u la shumë me tepër në hije gjatë fushatës së republikanëve të cilët tashmë po bëjnë llogaritë e tyre…
Kirsten Gillibrand – Eshtë një nxenese e mirefillte e Hilarit, eshte nje prej demokrateve më progresive dhe një senatore e re e cila fitoi mbi 70 përqind të votave në New York. Ky, në fakt, është rezultati më i mirë i arritur në historinë e zgjedhjeve politike në atë shtet. Ka qenë një person kyç gjatë fushatës që i dha Hilarit mundësinë për të qenë senatore në vitin 2000. Gillibrand duket se ia dedikon Klintonit ecurinë e saj në politikë. Në 2006 ka deklaruar se ishte pikërisht ajo që e frymëzoi…
Cathy McMorris Rodgers – Konsiderohet një yll në ngritje mes republikanëve, pasi i zgjodh në Kongres në vitin 2004. Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e fundit presidenciale, ajo në pozicionin e një personi disi akademik ka argumentuar se Republikanët nuk duhet domosdoshmërisht të jenë më të moderuar, por thjesht duhet të përqafojnë disa politika më “moderne”…
Kamala Harris – është prokurorja demokrate e Kalifornisë, e para femër me origjinë afro-amerikane dhe indiane që mban këtë pozicion të lartë. Ka qenë një person kyç në stafin për rizgjedhjen e presidentit Obama dhe një spikere kryesore në konventën e demokratëve. Ajo njihet sidomos për përpjekjet për të zgjidhur përmes një shume prej 26 miliard dollarësh problemet bankare dhe hipotekare të shumë e shumë qytetarëve të saj në vitin 2012 (ata që rrezikonin të mbeteshin në mes të katër rrugëve).