Komunalja varros koken e Aishes pasi familja refuzon. Mund te jete nder precedentet e pare shqiptare
Teksa qytetare te panjohur me njeri tjetrin ishin mbledhur per te nderuar kujtimin e Aishes me nje qiri, ka ndodhur edhe ajo qe pritej: familjaret e Aishe Vates kane refuzuar te varrosin koken e te bijes, njesoj si te ishin ne Kandahar, Kabul, a ne ndonje vend tjeter ku vendos morali fetar dhe i prapambetur e jo arsyeja! Te rralla, per te mos thene, te pamundura jane raste te tilla ne historine e shqiptareve, te cilet mund te tolerojne gjithcka, por kurrsesi te shmangen nga ritet dhe traditat e lidhura me varrimin dhe ceremonite e tjera te lidhura me mortin ne pergjithesi.
Nderkohe sipas medias qe i referohet (here here edhe ne menyre te coroditur) policise, mesohet se Shaban Norja ka pranuar për policinë se e ka përdhunuar vajzën kur ajo ishte akoma në shkollë 9- vjeçare. “Më pas vinte vetë,” ka thënë ai.
Norja po ashtu ka treguar se ka abuzuar me femra të tjera në fshat, mes tyre dyshohet edhe me motrën e Aishe Vatës. Policinë e ka ndihmuar mesa duket (shkruan Ama News) edhe djali Norjes, Nardi, që kishte frikë nga një hakmarrje e mundshme e familjes Vata, të ardhur nga Kukësi në atë zonë. Nderkohe qe punetoret e komunales kane varrosur koken e gjetur te vajzes, pasi familja refuzoi t’i bente rivarrim…