Ky B-ja i Italise nuk mund te jete njesoj si B-ja i Shqiperise!
Titulli eshte i Historia-ime.com
Beppe Grillo ka qenë aktor komik, tashmë është politikan i njohur në Itali (ndoshta edhe në Shqipëri nuk janë të paktë ata që e njohin). “Por tani është edhe notar – njofton agjensia ANSA. Themeluesi eklektik i MCS (Movimento Cinque Stelle) ka vendosur të mbështesë fushatën elektorale të lëvizjes së tij … duke kaluar me not Ngushticën e Mesinës. Ne shqiptarëve me siguri kjo na kujton… një B tjetër – shkruan Respublica.al.
Grillo shkruan në blogun e tij të famshëm: «Do të kaloj me not Ngushticën e Mesinës.Kur të mbërrij në Sicili, do nisë udhëtimin tim elektoral përgjatë gjithë ishullit; në kamper ose në këmbë».
Për 17 ditë Grillo premton se do bëjë fushatë në 35 komuna. Libero (libero.it) e ironizon: “Cfarë nuk po shpik Beppe Grillo për të kapur ndonjë votë më shumë.