Ne Shqiperi 60% e mbeturinave te qyteteve jane lende organike
Në faqen e saj zyrtare në facebook, ACT Now raporton se në Shqipëri, 60% e mbeturinave të qyteteve janë lëndë organike, hedhur nga familjet dhe bizneset.! Kthimi i tyre në pleh organik është një mënyrë për pakesimin e mbeturinave. Nëse mbeturinat e një familjeje pakësohen me 50%, që është plehu organik që mund të dalë prej tyre, kjo do të pakësonte me 30% sasinë e përgjithshme të mbeturinave ne Shqiperi. Dhe do të zvogëlonte me 25% koston e bashkive për menaxhimin e mbeturinave.
Shikoni këtë raport të Qendrës Rajonale për Mjedisin (REC) që analizon kostot/përfitimet e qytetarëve dhe veprimet e bashkive për të pakësuar shkarkimet e gazeve serë në sistemet e menaxhimit të mbeturinave në vendin e depozitimit të mbeturinave (landfill) në Bushat.
Kliko këtu për të lexuar më shumë mbi riciklimin