Nene Tereza si grirese qepesh?! Statuja e Lirise si divan Ikea?! Suedezet ne telashe serioze (FOTO)
Të njëjtin produkt që e shet në Europë, Ikea e ka reklamuar edhe për Arabinë Saudite por ka bërë një gabim të pafalshëm. Të gjitha fotot reklamuese që në Europë kanë imazhe të grave, Ikea i ka shpërndarë edhe në Arabinë Saudite por me ndryshime të pamenduara: të gjitha femrat në to i ka fshirë…
Kompania e madhe suedeze ka kërkuar falje për këtë veprim të pa menduar mirë por kjo nuk ka mjaftuar për të qetësuar zemërimin në internet. Reagimet kane qene super te mencura: aktivistet kane prodhuar foto me simbole dhe ikona femerore qe nga kinematografia, religjioni, e deri te monumentet historike e statujat femerore simbol te perendimit. Me te njejtin ndryshim: kane hequr nga to imazhet femerore si per te thene: si do dukej qyteterimi perendimor pa grate ikona? Ky lloj reagimi duket se eshte ndër me të bukurit e me te mencurit e shfaqur ndonjëherë. Shikoni fotot dhe gjykoni vetë…