Nje zgjidhje per kafshet endacake
Nga Eugert Aliaj
Të ulemi e të trajtojmë problemet e ndryshme sociale me të cilat ne Shqiptarët duhet të bëjmë hesapet çdo ditë, ato janë të panumërta, të pafundme.
Një nga ato janë qentë endacak që enden në rrugët e Tiranës (e jo vetëm).
Nuk mund të rrimë indiferent shqetësimit të këtij fenomeni, pasi në vetvete bart disa probleme si siguria e qytetarëve, higjena dhe vet fakti që këto kafshë rrojnë në mëshirën e fatit në keqtrajtimin dhe dhunimin e përditshëm.
Këto dy ditë e kam vënë re me kujdes numrin e lartë të qenve që shëtisin në çdo kënd të kryeqytetit, në hapsira publike, në rrugica e madje dhe në oborrin e Qëndrës Spitalore Ushtarake Universitare dhe Kompleksit të Spitalit Amerikan në Tirnaë.
Qenë të gjymtyar, lëkurë rrjepur, të frikësuar, agresivë, tufa që shkëlyhen me njëritjetrin e qenë që i vërsulen makinave e jo më larg se dje asistova në një skenë ku disa prej tyre sulmuan një çift të rinjsh në zonën e Tregut Elektrik.
Shumë do mund të mendojnë se qentë e rrugës janë çështja e fundit që duhet të diskutojmë dhe pikërsiht këtu nis gabimi i mentalitetit të shoqërisë sonë.
Çështjet sociale, problematikat e ndryshme që kanë gllabëruar gjithë sistemin shoqëror shqiptar nuk duhet të kenë klasifikim. Por çdo qytetar duhet të angazhohet çdo problem të marrë zgjidhje.
Fjala bie nëse ky çift do të sulmoheh rëndë nga këto kafshë do të pësonte lëndime a mund të themi se kjo nuk është e rëndësishme?
Jo, sepse problemet që mund të vijnë në rast kafshimi nga qentë e rrugës të cilët nuk kanë kurr farë vaksinimi dhe higjene mund të sjellin pasoja dhe dëme të rënda për shëndetin e qytetarëve.
Dhe kjo ka rëndësi. Sepse siguria e qytatrëve në një vend që aspiron integrimin europian, apo në një kryeqytet europian, vjen e para dhe është primare.
Përpos kësaj shtrohet edhe çështjta e sigurisë së vet këtyre kafshëve. Në shqipëri strukturat e posaçme nuk kanë marrë kurrë masa të tilla të tutelojnë edhe vet këto kafshë. Kemi qënë dëshmitarë të kohërave kur shtimi me shumicë i tyre zgjidhej duke i eliminuar fizikisht me metoda nga më barbaret, që mikut më besnik të njeriut nuk i kanë hije.
Problemi nuk zgjidhet duke i eliminuar fizikisht, apo duke filluar fushata spastrimi më gjahtarë si para disa viteve apo siç u tentua të veprohej në Prrenjas vetëm para disa muajsh.
Në shqipëri ka struktura të posaçme në administratën lokale si dhe disa organizata të cilat punojnë në mbrojtjen e kafshëve.
Gjëja më e duhur do të ishte ngritja e strukturave ku këto kafshë pasi të kapen, të grumbullohen, seleksionohen (pasi disa prej tyre për shkak të sëmundjeve të rrezikshme apo të pa shërueshme dhe të vuajtshme do duhet edhe të eliminohen fizikisht por të paktën në mënyra të denja dhe jo me plumba e saçme), të tjerat mund të përdoren për krijimin e rracave të pastra apo dhe rracave mikse dhe shumë qytetarë mund të shfrytëzojnë këto struktura për të zgjedhur kafshën e tyre shtëpiake.
Kjo do të ishte një mënyrë e mirë si për të siguruar qytetarët nga rreziku i infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme që vijnë prej kafshëve të rrugës por edhe vet shëndetin dhe mirëqënien e këtyre kafshëve të cilat nga papërgjegjshmëria e vet njerëzve enden rrugëve.