Per te ardhur keq (ndonese e drejte) qe do gjykohet nje minoren qe sulmoi LGBT. Po Ekremi i hurit?
Pro LGBT përshëndet vendimin e Prokurorisë për ta dërguar për gjykim një adoleshent që tentoi të prishte aktivitetin që organizuam bashkë me Aleancën Kundër Diskriminimit me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë.
Por na vjen keq që do të duhet të gjykohet një minoren, ndërkohë që e njëjta prokurori nuk pranoi të konsideronte shkelje të nenit 266 të Kodit Penal deklaratat e zv ministrit Ekrem Spahiu që nxisnin dhunë. Nxitje që tashmë dëshmohet qartazi nga veprimi i këtij 17 vjeçari. Ne nuk presim të vriten njerëz që të vërtetohet vepra penale e nxitjes së dhunës!