“Plage ne vaginen e Nazimes“ a teprime te tjera te gazetarise, objekt debati mes gazetareve e juristeve
Erjon Tela
Qendra ligjore Res Publica, e njohur sidomos për mbrojtjen ligjore që u ka bërë viktimave të Gërdecit në plot 26 padi, zhvilloi sot një trainim me gazetarë dhe juristë në lidhje me atë që do duhet të jetë kufiri se deri ku mund të prevalojë e drejta e medias dhe liria e shprehjes. Trajnimi me titull “Liria e shprehjes, nga teoria në praktikë”, me fokusin kryesor trajnimin e gazetarëve dhe profesionistëve të medias në Shqipëri, duket se kishte qenë në kohën e duhur. Në të merrnin pjesë gazetarë profesionistë të gazetave kryesore, agjencive të lajmeve dhe gazetarë nga media online perfshire nga Historia-ime.com.
Diskutimi, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) nisi në hotel Mondial me debat të fortë që në fillim, sapo u përmendën absurditete perverse në lajme të ditëve të fundit, që nga “plagët në vaginën e Nazimes” (referuar lajmeve të fundit për Nazime Vishën) e deri te mania për të gërmuar në jetën private të kryetares së re të KQZ (a është apo jo duke u divorcuar Lefterie Lleshi !!!). Altin Shegani, dekan i Fakultetit të Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, mendon se “të tilla ngjarje nuk duhet të përbëjnë lajm dhe nuk mund të konsiderohen interes për publikun”. “Interes publik”, e ilustroi mendimin Dr. Shegani, “përbën përshembull mbarëvajtja e zgjedhjeve, por jo detyrimisht jeta private e kryetares së re të KQZ”.
Theodoros Alexandridis, avokat, ekspert për jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut kishte përgatitur një material të zgjeruar me rastet kur gazetarët kanë qenë në konflikt dhe u është dashur të përballen me Gjykatën për të Drejtat e Njeriut. Sipas tij “gazetarët nuk kanë vetëm të drejta të veçanta, por ata kanë gjithashtu detyrime të veçanta, të cilat nuk janë të zbatueshme për individët e tjerë që ushtrojnë të drejtën e tyre për lirinë e shprehjes”.
Lexoni shkrimin e plote ne: