Shkollat e jugut, mjedise primitive
Nga: Silvi Halili
(në foto më poshte)
Në cfarë gjendje janë shkollat e jugut, në rrethet Gjirokastër, Tepelenë, Përmet? Le ta pasqyrojme realiteitn nëpërmjet një vëzhgimi të përgjithshëm, duke ballafaqaur realitetin me kerkesat e kohes dhe nevojat funksionale, për një mësim normal në këto shkolla.
Asnjëherë çështjet dhe rrethanat e tipit dhe rasteve të tilla që ekzistojnë në shkollate tre rretheve të jugut, nuk kanë gjetur përkrahjen dhe mbështetjen e duhur prej institucioneve të detyrueshme për mbarvajtjen e kushteve dhe procesit mësimdhenës në to. Ky institucion është Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Rajonale Arsimore e Qarkut Gjirokastër.
Sa i kanë përmbushur këto dy institucione ndërvarëse të njeri-tjetrit, këto detyrime, që shkollat e jugut të jenë institucione të kompeltuar me të gjithë funksionet që i duhet një mesimdhenjeje të plotë, cilësore, konformë standarteve metodike, si për nxënësit që mësojnë dhe për trupën pedagogjike që jep mësim, me qëllim që të dy palët partnere në këtë proces mësimdhënes të ndihen të qartë, të kompletuar në përmbushje të detyrimeve të tyre reciproke e kontrolluese.
Ky institucion kaq i rëndësishëm siç është shkolla, të vazhdojë i qetë dhe i lehtësuar programin e tij edukativ, kulturor dhe informdhënës. E megjithatë askush nuk ka shfaqur interesin për të bërë një hap përpara dhe për ta ndrequr gjithë linjën funksionale të shkollës si veprimtari dhe të mësidhenies si proces. Sepse siç dihet cështjet dhe problematikat që ndjekin atë janë të kudo-ndodhura e jo vetëm në shkollat e jugut. Por mbetet vetëm një gjë për t’u shqyrtuar dhe për t’i dhënë një drejtim përfundimtar që të mund të ndihmojë sadopak dhe t’i jap avantazhe gjithë këtyre institucioneve që kanë të gdhendura fjalen e çmuar ‘’dije’’.
Prandaj rrethanat e një ndërgjegjësimi dhe solidarizimimi dhe jo vetëm do të ishin baza, për të arritur një nivel me koefiçent vërtet për t’u admiruar, jo vetëm në strukturën e shkollës në tërrësi, por edhe në aspektin gjithpërfshirës, që mund ta përkufizojmë fare thjeshtë: ‘’portat e dijes’’.
Por po të hyjmë e të shohim më në brendësi të tyre, do të ishte shumë më e thjesht për t’a përcaktuar se sa të vështirëa janë kushtet dhe rrethanat në to.
Lexo më shumë në kategorinë Edukimi: http://historiaime.al/en/edukimi/item/824-shkollat-e-jugut,-mjedise-primitive.html