SMS: Po ju iken gruaja!
Një sistem i gjurmimit të grave me anë të mesazheve telefonike ka shkaktuar shumë zemërim në Arabinë Saudite. Disa bloggers-a shkruajnë se edhe talibanët do e kishin zili diçka të tillë.
Gratë në Arabinë Saudite nuk lejohet që të udhëtojnë pa miratimin e partnerëve. Në rast se ato kalojnë kufirin, atëherë burrave u vjen një SMS ku u thuhet se gruaja u ka ikur jashtë.
“Nëse kam nevojë për një SMS ku të më thuhet se gruaja ime po largohet nga Arabia Saudite, ose jam martuar me gruan e gabuar, ose kam nevojë për psikiatër” shkruan dikush në Twitter.
Mesazhet janë pjesë e një sistemi elektronik pasaportash në Arabinë Saudite.
Arabia Saudite mbetet një vend thellësisht konservator, edhe pse Mbreti Abdullah ka prezantuar disa nisma për lehtësimin e gjendjes siç janë vota e grave dhe kandidimi i tyre në zgjedhjet lokale./TemA