Steriotipi gej
Revista Anabel postoi disa ditë më parë në Facebook foton e tre djemve të cilët sfilojnë për firmën e njohur “Dolce & Gabbana”. Pas fare pak minutash vihej re që komentuesit filluan të supozonin orientimin seksual të djemve. Sipas tyre meqënìëse këta djem punonin për një firmë “super gej” siç e quante njëri prej tyre, ku stilistët janë një çift meshkujsh gej, arritën në konkluzionin se edhe djemtë të cilët modelojnë për këtë firmë duhet të kenë të njejtin orientim seksual si stilistët e njohur.