Tenton vetvrasjen grevisti i trete!
(E PERDITESUAR, TemA)- Mësohet se një tjetër ish- i përndjekur ka tentuar të vetëflijohet, pak metra nga çadra ku po zhvillohet greva e urisë. Por policia, e shumtë në numër në atë zonë, ka arritur të ndalojë tentativën e tij. Policia bën me dije se ish- i përndjekuri Gani Alia, që tentoi vetëflijimin, nuk ishte pjesë e grevës së urisë. Ai u lye me benzinë, por policia nuk e lejoi që të vinte flakën mbi trupin e tij. Gani Alia ka deklaruar se ka bërë 20 vite burg në Spaç, por nuk ka marrë asnjë lek dëmshpërblim. Ai është shprehur se edhe nëse nuk e kanë lejuar të bëjë vetëflijimin, ai do vrasë veten gjithsesi.Kurse ish- i përndjekuri Skënder Tufa, ka bërë sërish apel që të dëgjohen kërkesat e tyre, duke u shprehur se ata nuk janë me asnjë parti politike. (VIJON)