VIDEO SHOKUESE – Policia terheq me force nje femije. Babai dhe punonjesit sociale jane dakort!
Babai i një fëmije në shoqërinë e një grupi punonjësish socialë dhe të policisë, janë futur në klasën ku ndodhej djali, në një shkollë të Cittadella (afër Padovës), dhe pasi kërkuan që të gjithë fëmijët të largoheshin nga klasa, tërhoqën me forcë në një makinë fëmijën e vogël.
ME LINI TE QETE – Fëmija bërtiste dhe kërkontë në çdo mënyrë që ta linin të qetë. Por policia ka zbatuar një urdhër të Gjykatës së Apelit të Venecias që vendosi që të drejtat prindërore për fëmijën duhet ti shkojnë të atit. Video e trasmetuar në emisionin “Chi l’ha visto” eshte xhiruar nga një nga tezet e djalit.
VIDEO – Video tregon qartë një grua e cila vrapon drejt një grupi njerëzish dhe fillon të bërtas për të mbrojtur fëmijën të cilin e marrin me forcë dhe e fusin në një makinë. Edhe pse djali e quan “teze” gruan e cila po filmon, forcat e policisë tregohen shumë të ashpër dhe arrogantë me këtë grua: “Unë jam një inspektor i policisë, ajo nuk është askush” thotë me arrogancë njëri prej tyre.
REAGIMI – Familjarë të fëmijës kanë deklaruar së do të bëjnë një padi kundër metodave “çnjerëzore”, me të cilat fëmija është trajtuar, si dhe prindër të fëmijëve të tjerë në atë shkollë kanë manifestuar përpara shkollës.