Lojera seksi apo Olimpike? Organizatoret kerkojne test feminiliteti, por jo burrerie
Aktivistët për të drejtat e njeriut në mbarë botën duket se mund t’i shpallin një luftë frontale komitetit ndërkombëtar olimpik pasi ky institucion ka vendosur rregulla të reja për të testuar nëse sportistët janë femra apo meshkuj!
Ky komitet ka vendosur që çdo sportist duhet t’i nënshtrohet një testi të veçantë për të evituar një ngjarjë si ajo që pasoi fitoren e vrapueses nga Afrika e Jugut Caster Semenya në 800 metërshin për femra në Kampionatin botëror të viti 2009.