Romet, Totozani kerkon ndaljen e aksionit kunder tyre
Avokati i Popullit z. Igli Totozani ka kërkuar sqarime nga Policia Bashkiake në lidhje me aksionet e moslejimit të komunitetit rom për të mbledhur mbetje të riciklueshme, ndërsa i ka kërkuar zyrtarisht Bashkisë së Tiranës që të ndërpresë këtë proces.
“Të ndërpritet menjëherë ky proces i Policisë Bashkiake, derisa sa sqarohet situata për çfarë bëhet fjalë dhe plani konkret që ka Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake. Kemi kërkuar që Bashkia e Tiranës të negociojë drejtpërsëdrejti me palën e interesuar që është komuniteti rom. Të vendoset transparenca në këtë aktivitet të Policisë Bashkiake”, tha Totozani.