Tekstet e shkollave te kene informacion per LGBT
Media shqiptare boton rekomandimin që Avokati i Popullit, z. Igli Totozani i ka bërë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të ndryshuar kurrikulat arsimore
Përfshirje në kurrikula dhe programe shkollore të informacioneve për komunitetin “LGBT”. Trajnim të stafit akademik për të mos lejuar çdo formë diskriminimi, duke siguruar mbrojtje dhe disiplinë në institucionet arsimore. Këtë rekomandim ka bërë Avokati i Popullit në një letër dërguar ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj.