Ne Bujtinen 18 ku strehohen si ne mesjete te pastrehet, nenat e vetme dhe ata ne hasmeri
Familjarët në Qytetin Studenti i shqetëson mungesa e higjenës por për ketë janë vetë përgjegjës! Kujdestari thotë se abuzojnë me ujin dhe dritat, familjarët ankohen se nuk trajtohen mirë dhe nga dita në ditë mund t’i përzënë…
Në Qytetin Studenti, aty ku jeta studentore është më e gjallë se në çdo cep tjetër të Tiranës, ndodhen dhe disa familjarë, të cilët jetojnë në disa prej bujtinave. Kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht nga qytete në veri të Shqipërisë dhe janë akomoduar në bujtinat, 18,19 15a dhe 15b.