11,2% e femijeve dhe te rinjve jetojne ne varferi ekstreme. Vuajne edhe mungesen e ujit
Janë 11, 20 % e fëmijëve të moshës 0 deri ne 18 vjeç, që jetojnë në kushte të vështira dhe në varfëri ekstreme. Fëmijët nuk ushqehen normalisht, nuk marrin shërbimet shëndetësore, nuk kanë strehim dhe as mbrojtje. Observatori për Mbrojtjen e Fëmijëve ka bërë publike shifra të sakta në të cilat ndodhen fëmijët në vend. Një në tetë fëmijë jetojnë në familje që kanë burim të vetëm të ardhurash ndihmën ekonomike.