Londra merr 14 vjecaren pakistaneze
14-vjeçarja pakistaneze e plagosur me plumb në kokë nga talebanët do të marrë trajtim të specializuar mjekësor në Britanine e Madhe.
Deri tani, vajza ka qënë e shtruar në një spital ushtarak në Ravalpindi. Gjendja e saj vazhdon të jetë kritike dhe mjekët thonë se ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për të.
Malala Yousafzai ishte autorja e një rubrike të “BBC”-së, ditar për jeten me talebanët që e kanë akuzuar adoleshentën për “laicizëm”.