Shqiperia behet pjese e Aleances Globale Kunder Abuzimit te Femijeve Online
Në Bruksel është lançuar Aleanca globale kundër abuzimit seksual të fëmijëve online me pjesëmarrjen e ministrave dhe zyrtarëve të lartë të 45 vendeve. Qëllimi i kësaj Aleance është bashkimi dhe koordinimi më i mirë i instrumentave për të identifikuar viktimat dhe për t’ju ofruar atyre ndihmën e duhur si dhe sigurimin e mbështetjtjes së nevojshme për të hetuar rastet e abuzimeve seksuale të fëmijëve dhe dënimin e abuzuesve.