Edhe njehere qe ta kuptojme me mire: Fuqizimi i gruas eshte i rendesishem per te gjithe!
Nga Belinda Marku
Fuqizimi i grave është nje nga gjërat me te drejta qe duhet bërë thjesht për arsyen morale sepse gjysma e botës përballet me diskriminimin në bazë të gjinisë së tyre dhe kjo situate mund të ndryshohet.
Gratë ne Shqiperi kanë të drejtë të jenë të sigurta në shtëpitë e tyre dhe ne komunitet, të jene te arsimuara, të kenë kontroll mbi trupat e tyre dhe jetën e tyre.