Gratë në Argjentinë kërkojnë të drejtat e abortit
Me mijëra gra po kërkojnë të drejtën e abortit në Argjentinë. Ato marshuan përpara parlamentit dhe filluan një fushatë në mediat sociale për të thënë #AbortoLegalYa (#LegalizoniAbortinTani).
Aktivistja Aylen Rana thotë: “Realiteti është që ka shumë vajza që bëjnë abort sekret dhe vdesin. Kështu që nuk do të thotë që njerëzit nuk bëjnë abort sepse është i jashtëligjshëm. Njerëzit që munden të bëjnë aborte, i bëjnë. Njerëzit që nuk munden, vajzat që nuk munden, vdesin.
Aborti është gati plotësisht i jashtëligjshëm në Argjentinë, me përjashtim të rasteve të përdhunimit dhe nëse jeta e gruas është në rrezik. Por niveli i abortit atje është shumë më i lartë se niveli i aborteve në vende ku aborti është i ligjshëm. Ministria e Shëndetësisë llogarit 500.000 aborte ilegale në vit. Abortet ilegale janë shkaku kryesor i vdekjes së nënave. Tashmë këtyre grave ju ka ardhur në majë të hundës.
Aktivistja Raceli Ferreira thotë: “Unë bëra një abort, dhe më pas u bëra nënë. Prandaj mos ejani të më thoni që ne jemi vrasëse.”
Protesta para parlamentit është pjesë e një plani më të madh për një demonstratë kombëtare në ditën ndërkombëtare të gruas në 8 Mars./A.A.