Luzi “i forte” kunder gruas
Ka disa njerëz të cilët nuk lenë gur pa lëvizur për të treguar se ose nuk dinë, ose dinë keq, ose që janë të këqinj deri në fund (ose naivë)! Ky mund të jetë rasti i z. Pëllumb Luzi, një biznesmen nga Durrësi, gruaja e të cilit arriti të merrte një urdhër mbrojtjeje nga Policia pasi burri e dhunonte! E dini se çfarë bën burri i saj sot? Siguron një intervistë, sipas mendimit tonë të njëanshme, në gazetën më të madhe (Panorama) dhe “denoncon” se gruan dhe fëmijët ia “trafikuan policët”, madje sipas tij, policia ka arritur ta manipulojë gruan në mënyrë të tillë që përmes saj ti vjedhin atij pasurinë!