Berisha heq dore nga therrja e desheve – Reportazh nga BIRN
Pas kritikave ndaj idesë, qeveria shqiptare ka hequr dorë nga plani për të therur 1000 qengja për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë
Nga Besar Likmeta, BIRN
Ideja e një therje masive të qengjave ishte propozuar nga kryeministri Sali Berisha.
Por ajo nuk u shfaq në kalendarin e festimeve, të publikuar nga Bashkia e Tiranës.
Të hënën, forumi i të rinjve socialistë mbajti një tubim përpara zyrës së Berishës kundër idesë së therjes së qengjave, duke e quajtur një turp.