Festa e Birres, gjithcka mire vec detajeve
Tashmë, Festa e Birrës në Korçë, e kthyer në një traditë të përvitshme, është padyshim festa që tërheq çdo vit e më tepër mijëra vizitorë në këtë qytet. Edhe këtë vit, si vitet e tjera qyteti i Korçës u “pushtua” nga mijëra turistë shqipëtarë dhe të huaj.
Por veç bukurisë së festës, birrës së mirë Korça dhe kërnackava të famshme të Korçës çdo event ka dhe vështirësitë e veta.