“Dy prezantuese ne kafaz dhe kameramani me kamzhik”
I ka parë njeri episodet e “Annoying Orange”? Nisi si një parodi e vogël në internet dhe përfundoi në një mjet marramendës fitimprurës përmes klikimeve në youtube.
E mban mend njeri se si nisi aktiviteti politik dhe qytetar i Beppe Grillos? Nisi i gjithi me nje blog (që sot është ndër faqet më të klikuara të Europës) dhe përfundoi me mobilizimin e miliona qytetarëve në lëvizjen politike të 5 yjeve në Itali (koalicioni i tretë aktualisht në Itali).
Bukuria dhe liria që të ofron interneti duket se nuk ka fund. Më poshte do t’ju propozojmë tre video, për tre vajza të reja shqiptare që duket se duan të sfidojnë statuskuonë televizive nëse mund ta quajmë kështu… Në fund të fundit gjithçka bëhet për klikime, apo jo…?