Fotot e cuditshme me ngjyra te fotografit te Hitlerit, tregojne tragjizmin e hebrenjve me …“dinjitet”!
Ky burrë i moshuar duket i relaksuar, pothuajse i lumtur teksa bisedon me ushtarët nazistë. Ky person ashtu si dhe gjithë hebrenjtë e tjerë që do shikoni në këto fotografi janë gjithnjë duke buzëqeshur sikur të ishin të lumtur që po pozonin për fotografin personal të Hitlerit, Hugo Jaeger.
E megjithatë ne e dimë tashmë se këta njerëz dhe miliona të tjerë si ata ishin të burgosur të cilët u shfarrosën nëpër kampet e përqëndrimit, të quajtur “minj” apo “parazitë” nga propaganda naziste.