Kalendari HOT per te shpetuar mamane me tumor (FOTO)
Një 21-vjeçare nga Uellsi, e cila studion për biznes, ka vendosur që t’i vijë në ndihmë mamasë së vet, e cila është diagnostifikuar me tumor në kokë. Amy Morfoot, nga Kardifi, për të mbledhur para për kurimin e mamasë së vet, ka bindur disa shoqet e veta, edhe ato studente, që të bëjnë një kalendar provokues. Fotot nudo, të cilat janë artistike, janë bërë në kryeqytetin e ftohtë të Uellsit, me shpresën që ato t’u sigurojnë të ardhurat e nevojshme për mamanë e Amy-t, e cila ka një tumor jo të rrezikshëm për jetën.