U vra një fëmijë!

Nga Isa Myzyraj-Tiranë
M.V 8-vjeç u vra mbrëmjen e së martës nga Klodian Çalamani në fshatin Grecalli të Fierit, në një akt mizor që ka shokuar shoqërinë Shqiptare.
Agresori 38-vjeç, e kishte marrë peng për disa orë e më pas vrarë vogëlushin, ndërsa policia arriti ta zbulonte trupin pas alarmit nga familjarët që fëmija ishte zhdukur për disa orë!
Vrasësi ishte më tepër se vrasës
Klodian Çalamani nuk ishte një fqinj që papritur u bë vrasës, ai kishte bërë 4 vite burg për rrëmbimin e një tjetër fëmije në vitin 2016, ndërsa nga banorët ishte denoncuar edhe të paktën dy raste të tjera, njëra për tentativë përdhunimi.
Familja kërkon drejtësi!
Të enjten Klodian Çalamani duhet të dilte para gjykatës së Fierit për tu njohur me masën e sigurisë në orën 10:30.
Në orën 9:00 në këtë gjykatë u rregjistruan momente dramatike, kur familjarët e ngushtë të viktimës hyjnë me forcë në Gjykatë, ndërsa kërkonin drejtësi për vogëlushin.
Për 3 orë me radhë, para gjykatës së Fierit familjarëve ju bashkuan edhe dhjëra qytetarë, duke bër thirrje për dënim maksimal për Çalamin.
Ndaj të dyshurit Çalamani u dha masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, pasi policia nuk mori përsipër ruajtjen e jetës së tij nëse do ta dërgonte në gjykatë, më pas ai u dërgua në paraburgim në Vlorë.
Në një akt të paprecedentë në mesditën e së enjtes familjarët e viktimës nisën një peticion për dënimin e Çalamanit me vdekje, një dënim që nuk është pranuar nga kryeministri Edi Rama.
““Unë e mirëkuptoj këtë reagim në emocionet shumë ekstreme të momentin, nga një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë. Por çështje e dënimit me vdekje është një çështje e adresuar kohë më parë, si çështje e civilizimit tonë nga të gjithë vendet e BE dhe më gjerë. Në adresimin e kësaj çështje ka pasur një proces të gjatë kur janë hedhur nga vendet e parë për heqjen e dënimit me vdekje, të bazuara në shumë analiza që kanë folur qartësisht se jo vetëm aspektin moral të një shoqëritë demokratike të bazuar në kartën universale e të lirive dhe të të drejtave të njeriu, por dhe në asketin praktik dënimi me vdekje nuk i bën të pa shmangshme ngjarje të tilla.”-kishte thënë Rama më herët.
Institucionet s’kanë kohë!
Bora Muzhaqi, ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët nuk ka kohë të flasë për vrasjen 8 vjeçarit në Fier apo rasteve të tjera të abuzimit më të miturit. Ajo deklaron se çështja nuk është në kompetencat e saj, ndryshe nga çfarë parashikohet në Vendimin e Këshillit te Ministrave.
“Unë jam shumë vonë dhe më duhet të lëviz, ju kërkoj shumë ndjesë. Mirupafshim!”-tha Muzhaqi për gazetarët, reagim i cili nxiti revoltë në rrjeter sociale.
Megjithë insistimin e gazetarëve, Muzhaqi arrin të largohet duke ju shmangur përgjegjësive.
“Nëse do kishit lexuar VKM që përcakton përgjegjësitë e mia do ta kishit kuptuar dhe përgjigjen. Mirupafshim.”
Referuar VKM qe sugjeroi ministrja e shtetit Bora Muzhaqi, aty përcaktohet qartë përgjegjësia e saj, e cila ka për detyre hartimin, zhvillimin e dhe monitoron e politikave për: “mbrojtjen e fëmijës, për sigurimin e mirëqenies dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijës, duke promovuar e mundësuar zhvillimin e tyre në shoqëri, ndihmën dhe përkujdesjen efektive për fëmijën dhe marrjen e masave për të siguruar jetesën e fëmijës.”
Shoqëria në Protestë!
Pasi familjarët e viktimës bënë thirrje për protestë të enjten në Fier, shoqëria u përgjigj menjëherë.
Dhjetëra qytetarë nga Fieri iu bashkuan familjarëve, ndërsa protesta nisën edhe në Berat pasdite.
Ndërkohë në Tiranë të premten aktivistë dhe qytetarë kanë lajmëruar një protestë-marshim… në përditësim./HistoriaIme