(VIDEO) Prifti serb vret nje te ri te varur nga droga, raporton Balkan Insight
Një prift i Kishës Ortodokse Serbe ka vrarë një person në një qendër rehabilitimi, duke risjellë në kujtesë dhunën që ushtrohet në këto qendra të drejtuara nga kisha.
Sipas Balkan Insight, prifti Branislav Peranoviç, ish- menaxher i qendrës famëkeqe Crne Reka, vrau një person të varur nga droga në një qendër rehabilitimi në jug të Serbisë. Ngjarja e rëndë ndodhi natën e së hënës. Prifti e qëlloi me një shufër në kokë.