Identikiti i te rinjve qe te vrasin edhe per nje varese
Të ashtuquajturat banda të të rinjve kanë goditur prapë sot. Një grua e moshës 37 vjeçare gjeti vdekjen pasdite pasi dy të rinj e sulmuan për ta vjedhur e ngaqë ajo rezistoi ata e qëlluan me thikë në zemër duke e lënë të mbytur në gjak, teksa e motra përfundoi e plagosur në spital. Pak muaj më parë policia e kryeqytetit mundi të ndalonte 5 të rinj, disa edhe të mitur të cilët prej kohësh kryenin vjedhje me dhunë në parkun e Liqenit Artificial.