Raporti i minoriteteve: Shqiptaret etnike te papune “te tradhetuar nga shteti”
Frustrimi i bashkon pjestarët e minoriteteve anembanë rajonit, por shpresat për futjen në BE mund t’i kenë zbutë tensionet në Mal të Zi.
Nga Samir Kajosheviqi për BIRN (investigimi i kryer në Podgoricë, Shkup dhe Preshevë).
Tuzi duket si një periferi pa qytet të vetin. Vetëm paksa në veri të kufirit me Shqipërinë, ky qytet i vogël po lufton t’i ikë hijes që i rri mbi krye të kryeqytetit malazez që është veç dhjetë minuta me makinë drejt veriut.