Kete vit, 15-20 vjecaret me te prekurit nga HIV, homoseksualet vetem 9 perqind
Specialistët bëjnë thirrje për të bërë testet në mënyrë vullnetare. Pjesa më e madhë janë diagnostikuar rastësisht
Në kuadër të Ditës Botërore kundër HIV/AIDS u zhvillua një konferencë me temë: “Zero infeksione të reja, zero diskriminim dhe zero vdekje nga AIDS-i”. Gjatë kësaj konference u publikuan të dhënat e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, sipas të cilave vetëm këtë vit në Shqipëri numërohen 70 raste të reja me HIV.