SHBA gjen zgjidhje brilante per transplantin e veshkave, por shikoni c’ndodh ne Tirane…
Qeveria premtoi 15 transplante në vit por ka bërë vetëm 3 që nga koha e znj. Anila Godo në krye të shëndetësisë. Në privat bëhen mbi 12, por kushtojnë mbi 10 mijë euro. Nga SHBA vjen një shembull brilant i një zinxhiri dhurimesh e përfitimesh: Dhuro një veshkë, që brenda dy ditëve familjari jot të marrë një tjetër të përputhshme. Por në Shqipëri këtë e pengon ligji! Tritan Shehu dhe të tjerët (maxhoranca) në Komisionin e Shëndetësisë kanë vendosur se veshkën duhet të ta dhuroje një i afërm i familjes së ngushtë, dmth: vëlla, motër, prind ose fëmijë. Po kur nuk përputhen veshkat?