“Akti yne eshte i njerezve qe duan te ndezin shpresen”
Nga Gjergj Ndreca
Zonjës Hillary Clinton
Sekretare e Shtetit, SHBA
E nderuar zonjë!
Po të shkruaj nga një klinikë spitali në Tiranë, ku po kurohem për plagët e shkaktuara nga akti i vetëflijimit që tentova të bëj disa javë më parë. Jam një ish- i burgosur politik i regjimit komunist në Shqipëri, që i jam bashkuar një greve të gjatë urie. Thelbi i kërkesave tona ka të bëj me një defekt themelor të shoqërisë ku jetojmë, moszbatimin e ligjit.