Deklarata e forte e Komitetit Shqiptar te Helsinkit: CEZ po kercenon jeten e qytetareve
Komiteti Shqiptar i Helsinkit(KSHH) pasi u njoh me deklaratën publike të shoqërisë CEZ Shpërndarje, e cila njofton ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të 40 ndërmarrjeve lokale të ujësjellësve, për shkak se ato nuk kanë shlyer detyrimet e tyre kontraktore, pra nuk kanë paguar vlerën e energjisë elektrike me të cilën janë furnizuar, e konsideroi ate deklarate si “tepër shqetësuese sepse është një kërcënim i rëndë për jetën e shëndetin e banorëve të 40 qendrave administrative, fshatra e qytete, të cilët paralajmërohet se do të mbeten pa furnizim me ujë për një periudhë të papërcaktuar”.