Mediat online. Transformimi vetem sa ka filluar
Nga Blendi Salaj
A do ta shpëtojnë apo vrasin gazetarinë mediat online? Një shikim mbi blogjet, rrjetet sociale, gazetarinë qytetare, crowdsourcing etj.
Nga e kaluara drejt së ardhmes – Zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një gazetar i mirë mund t’i ndiqte intensivisht në dy mënyra. Mënyra e parë për gazetarin ishte që të binte dakord me shefat, të mësohej kalendari i eventeve politike, të nxirrej viza, pritej bileta, prenotohej hoteli, merrej avioni, të mbërrihej atje në kohë…