Kercenohen me jete ish – te perndjekurit politike, pjesemarres ne greve
Ish të përndjekurit politikë, të cilët qëndruan në grevë urie për një muaj, po kërcënohen me jetë nga telefonata anonime. Çështja është denoncuar në organet e drejtësisë, ndërkohë që mësohet se këto veprime ndaj ish të përndjekurve politikë kanë nisur menjëherë pasi ata janë shkëputur nga greva e urisë, e cila u zhvillua në “Komunën e Parisit” dhe mori përmasa ekstreme, deri në vetëflijime, raporton gazeta “Shqip”.