Klinton thote se ne shqiptaret mund te behemi model, por nuk flet per te drejtat e njeriut
Human Rights Watch dhe një seri organizatash të tjera kishin disa ditë që lobonin me mjetet dhe kanalet e tyre të komunikimit në mënyrë që gjatë vizitës së znj. Klinton në rajon qeveritë e Ballkanit të shtyheshin për të respektuar më shumë të drejtat e njeriut.
Edhe një përfaqësuese e komunitetit dhe lëvizjes gej ishte sot e pranishme në Kuvendin e Shqipërisë me ftesë të Ambasadës Amerikane e cila kishte mundur të ftonte vetëm 40 përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve, etj.