Ndalohen nenat me karroca te rruga ambasadave
“Nuk mund të hyni me karrocë. Nuk lejohet”. Dhjetëra nëna që shëtisin fëmijët e tyre apo thjesht kalojnë përmes bllokut të ambasadave në kryeqytet, përcillen kështu prej disa ditësh. Ky urdhër i vënë në zbatim nga rojet e postbllokut hyrës tek Rruga e Kavajës e tjetrit tek Rruga e Durrësit ka habitur e revoltuar jo vetëm ato, por këdo që ka dëgjuar këtë histori.