Nuk ka fund makabriteti i Shaban Norjes. Lexoni dinamiken e aktit te paramenduar sipas Prokurorise
Shaban Norja mbërriti dje në Gjykatën e Durrësit nën masa të rrepta sigurie. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për të, ndërkohë që deklaroi përpara gjykatës se Norja e kishte organizuar dhe kryer krimin me gjakftohtësi. “Viktima dhe i dyshuari si autor i vrasjes, Shaban Norja, është vërtetuar se kanë pasur një lidhje intime prej më shumë se tre vjetësh. Ai ka rrëfyer pa presion se ditën që ka ndodhur ngjarja, është takuar me Aishen, mesditën e 10 tetorit dhe se kishte vazhduar me kërkesën që duhej t’i jepte fund jetës së saj, duke i thënë se ka ardhur koha që ajo të vdiste.