Per hir te kujtimit te tyre dhe barres qe i bie cdo njeriu te vetedijshem ne Shqiperi…
…U ndalëm më gjatë në pjesën e fundit tek “ata aty poshtë”, viktimat dhe familjarët e tyre. Më ka habitur tej mase mirësia e njerëzve që kam takuar, sinqeriteti, mikpritja. Askush nuk ka ndonjë hile a prapamendim në sjelljen e tij – sikurse kanë personazhet e pjesës së parë, “ata atje lart”. Të gjithë që kanë punuar në Gërdec kanë qenë në skajin e mbijetesës, që kanë pranuar të punojnë në ato kushte.