“Plage ne vaginen e Nazimes” a teprime te tjera te gazetarise, debat mes gazetareve e juristeve
Erjon Tela
Qendra ligjore Res Publica, e njohur sidomos për mbrojtjen ligjore që u ka bërë viktimave të Gërdecit në plot 26 padi, zhvilloi sot një trainim me gazetarë dhe juristë në lidhje me atë që do duhet të jetë kufiri se deri ku mund të prevalojë e drejta e medias dhe liria e shprehjes. Trajnimi me titull “Liria e shprehjes, nga teoria në praktikë”, me fokusin kryesor trajnimin e gazetarëve dhe profesionistëve të medias në Shqipëri, duket se kishte qenë në kohën e duhur. Në të merrnin pjesë gazetarë profesionistë të gazetave kryesore, agjencive të lajmeve dhe gazetarë nga media online, perfshire Historia-ime.com.