Romet, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Ka reaguar sot për problemin e romëve, të cilët Bashkia dhe Policia Bashkiake nuk i lejon të mbledhin mbetjet e riciklueshme, edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Në një komunikatë për shtyp, kjo organizatë mbështet Avokatin e Popullit në përpjekjet e tij për të zgjidhur problemin e romëve dhe i bën thirrje institucioneve shtetërore që të vendosë komunitetin rom “nëpërmjet masave të karakterit social, në kushte të barabarta me shtetasit e tjerë”.