Shkarkohet “monstra urbane”, por problemi nuk zgjidhet!
Bashkia deklaron se e kishte hetuar për disa ditë kryepolicin e vet, Florenc Hoxha, sidomos për shkak të problemeve me komunitetin rom. Sot ai është shkarkuar, ashtu sic ishte deklaruar para pak ditësh, por është e çuditshme që Bashkia paska nevojë për ta hetuar për diçka që dihet botërisht. Po ashtu, media ka lënë të kuptohet se ky “monstër urbane”, siç ne e kemi quajtur, me siguri do t’i shërbejë pushtetit në funksione të tjera që kanë për “detyrë” të rrahin, të abuzojnë, të vjedhin siç ky njeri vjedh komunitetin rom, etj.