Elvira Haxhiu
Po a do mund të mbijetonte Shqipëria pa gruan? A do mund të jetonte kjo shoqëri maskiliste pa imazhin dhe frymën femërore? Në djall të gjitha; vendi që më quan shqiptare, shoqëria që e quan shpesh femrën të përdalë…
Elvira Haxhiu
Po a do mund të mbijetonte Shqipëria pa gruan? A do mund të jetonte kjo shoqëri maskiliste pa imazhin dhe frymën femërore? Në djall të gjitha; vendi që më quan shqiptare, shoqëria që e quan shpesh femrën të përdalë…
Kanë humbur jetën 2 gra, për të cilat dyshohet se janë helmuar, në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia ka njoftuar se sot rreth orës 07.00, ka marrë njoftim pranë sallës operative Krujë, se kanë gjetur vdekjen pranë Spitalit Ushtarak Tiranë 2 shtetase dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore një e tretë.
Foto nga Erjon Tela
Nga FATOS LUBONJA
Greva e urisë së ish-të burgosurve politikë ka qenë dhe mbetet një nga ngjarjet më të debatuara kohët e fundit. Ajo ka hapur shumë tema të mprehta sociale ekonomike, politike, të lidhura sa me të kaluarën, edhe me të tashmen, sa me forcat politike, edhe me shoqërinë civile dhe që e tejkalojnë “hallin” e atyre që u futën në grevë. Në fakt, ajo ishte një test, do të thosha, për tërë shoqërinë me në krye politikën, për të provuar se sa ka reflektuar ajo për të kaluarën komuniste, se sa është në gjendje ajo të zgjidhë problemet, se sa është në gjendje të dialogojë, negociojë etj., dhe rezultatet e këtij testi na nxorën keq, shumë keq.
Në këtë shkrim nuk mund të shteroj tërë problematikën që ngacmoi ajo grevë, por më duket e domosdoshme të shtjelloj më së pari kontekstin social ekonomik të grevës.
Nuk gjej mënyrë më të mirë për ta shtjelluar këtë kontekst sesa rrëfimi i tri bisedave që kam pasur këto ditë midis bisedave të shumta që bëjmë të gjithë përditë me ata që takojmë.
Biseda e parë:
Një i njohur, teksa pinim kafe, më tregoi se po i ndërtonin pa leje atje ku ai ka pronën, në një lagje të Tiranës. “Shkova të ankohem dhe e di çfarë më thanë? – Shiko, ne atë zonën ia kemi lënë partisë çame. Shih se mos gjesh ndonjë nga ata që ta rregullosh këtë punë, se për besë vështirë e ke ndryshe”.
Biseda e dytë:
Duke i treguar një të njohuri historinë e parë, ai më tregoi një tjetër: “Një mikut tim i vdiq i ati, më tha. Aty zbuloi se puna e një vendi varri ishte problem i madh. Duhet të paguaje – nën dorë kuptohet. I thanë: Shiko, varrezat i ka LSI-ja, prandaj shih mos njeh ndonjë nga ata të LSI-së”.
Biseda e tretë
Teksa ndalova në një dyqan për të blerë një mall, shitësi më njohu dhe më tha:
– Zoti Lubonja, kam një hall. A mund të më ndihmosh?
– Çfarë halli ke? – i thashë.
– Kam gruan pa punë, është mësuese.
– Mësuese për çfarë?
– Pedagogji.
– Çfarë të thonë?
– Më kanë kërkuar para. Një vend pune për gruan time kushton nga 3 deri në 5000 euro.
– Kush t’i ka kërkuar, – i thashë, – me shpresën se do të më pasuronte listën e partive. Por kësaj here përgjigja ishte: “Sekseri”.
Ja, këto janë bisedat që zhvillojnë përditë njerëzit nëpër tryeza. Dhe të mos harrojmë se ato përbëjnë sfondin e atyre lajmeve skandaloze që flasin për shitje korruptive të pronave publike, për interesa milionëshe, për tenderë të anuluar e për tenderë mashtrues, e me radhë e me radhë – që i faturohen, mbi të gjitha, partisë më të madhe në pushtet.
Është imazhi i një vendi ku partitë janë kthyer në banda që kanë ndarë territorin e po e shqyejnë ku të mundin e sa të mundin, madje me një uri edhe më të madhe, pasi tani kanë mbetur copërat e fundit. Është imazhi i një shoqërie të polarizuar ekstremisht, kur një pjesë e vogël, duke abuzuar me pushtetin, kanë vënë pasuri të mëdha, kurse pjesa tjetër e sheh veten të margjinalizuar dhe shpresëfikur.
Greva e urisë së ish-të përndjekurve politikë nuk mund të shihet e shkëputur nga kjo gjendje e përgjithshme e njerëzve. Ata njerëz, një pjesë e të cilëve përfaqësojnë kategorinë më të pafat të të pafatëve që u kaloi një pjesë e jetës nëpër kampe, burgjet e komunizmit, zgjodhën grevën e urisë si mjetin e fundit të presionit dhe të protestës. Por nuk mund të thuash kurrsesi se ata përfaqësojnë vetveten. Ata përfaqësojnë një zhgënjimi më të madh.
“Zhgënjimi qenka më i rëndë se shtypja, – më tha një ish-bashkëvuajtës që s’ishte në grevë, por që ndiente gjer në kockë shpërfilljen e pushtetit dhe të shoqërisë, – sepse shtypja, tek e fundit, tregon edhe respekt, tregon se ti je, të llogarisin, kurse ky injorim është më i rëndë”.
Unë gjykoj se ky është konteksti në të cilin duhej parë greva e urisë së ish-të burgosurve politikë. Ai i humbjes thuajse totale të besimit te politika. Përpara tetë vjetësh, duke trajtuar çështjen e ish-të burgosurve politikë në prag të zgjedhjeve që i dhanë fitoren, Sali Berisha, midis të tjerave, ngrinte pyetjen: “Ku shkuan me mijëra e qindra hektarë tokë që ata krijuan me mundin dhe djersën e tyre? Që të gjitha gëzohen sot nga fermerë, por për hir të së vërtetës, i përkisnin shoqërisë së konformuar, dhe jo asaj të shtypur, jo asaj të persekutuar. Duke e parë edhe në këtë kontekst, nuk mund të pranojmë që këto pasuri kombëtare që u krijuan, të gëzohen nga ky komb pa njohur borxhin që ka ndaj atyre motrave dhe vëllezërve që u përdorën si argatët më të keqpaguar në historinë e kontinentit….
…Le ta marrim kënetën e Maliqit, kënetën e Tërbufit, kënetën e Thumanës etj.; secila prej tyre është mbi një miliard dollarë vlerë. Nuk po përmend dhjetëra vepra të tjera të mëdha që kanë ndërtuar, por vetëm këto këneta të shndërruara në tokë buke, kanë sot dhe në çdo kohë një miliard dollarë vlerë…
…Jam i vetëdijshëm se për dy apo tre vjet nuk mund të shlyhet kjo faturë, por jam i vetëdijshëm se në një vend që vidhen 600 milionë euro në vit në taksa nga 27 VIP-a, pa cenuar askënd, brenda një afati kohor të shkurtër mund të ndahet shoqëria shqiptare tërësisht nga pasojat e kalvarit më të egër që Europa e pasluftës ka njohur, sepse asnjë komb nuk ka pasur një luftë klasore vrastare si kombi shqiptar…”.
Perceptimi pas tetë vjetësh është se 27 VIP-at mund të jenë bërë 54, se 600 milionët mund të jenë bërë 1 miliard e 200 milionë, dhe se të nëpërkëmburit sot janë më të shumtë e më të poshtëruar po ashtu. Ka arritur puna deri aty sa disa sot shtrojnë pyetjen: Po pse për të bërë 55 njerëz miliarderë qenka rrezuar ai sistem?
Në vend që të reflektonte thellë për këtë gjendje që e nxori edhe më në pah greva e urisë së ish-të burgosurve, Sali Berisha dhe politikanët rreth tij përdorën një taktikë të njohur: “Nëse do të zgjidhësh një problem, sajo një armik”. Se ku përfundon kur për zgjidhjen e problemeve sajohet armiku, i jashtëm apo i brendshëm, na e ka mësuar përvoja e regjimit të Enver Hoxhës. /Panorama
Ime më më thotë në mëngjes se po më kërkon dikush nga lokali dhe se është vonë, se duhet të iki në punë! I përgjigjem se “nuk do shkoj më në punë”, se “jam i lodhur”, se “duhet të lexoj” e se “më mjafton kjo përvojë, tani e mësova se çfarë është puna”…
Më shikon me dyshim… Më shikon me të njëjtët sy zhbirues me të cilët më ka parë të rritem, me të cilët më ka njohur deri në skutat më të thella të shpirtit tim. E shikoj edhe unë, e për herë të parë e kuptoj që tashmë në rrugën që kam nisur i jam larguar shumë….
Edhe ajo, si gjithë të tjerët vazhdon rrugën tjetër, rrugën e vjetër.
Ndërsa unë iki…
Historia e jetës së nënës 70 vjeçare Xhaje Kuka, që lindi 18 fëmijë në kushtet e shtëpisë. Këto shërbime duhej të bëheshin në kushtet kur unë isha shtatzënë, kujton Xhaja ne nje portret te botuar nga rrugaearberit.com, nje portal lajmesh ne Kosove. Fëmijët vinin radhë…
“Të gjitha lindjet janë bërë në kushtet e shtëpisë, pa prezencën e mamisë apo infermieres që në atë kohë mungonin në fshatin tonë.
Madje dy nga këto lindje janë bërë në mal.
Shoqata e Lezbikeve, Gejve, Biseksualeve dhe Transgjinoreve LGBT Junajted nga Maqedonia ka filluar nje fushate senzibilizuese ne mediumet online. Kjo fushate ka per qellim te tregoje perkrahjen qe kane LGBT personat jashte vendit ku jetojne nga persona te cilet besojne se dashuria eshte dashuri e se nuk njeh gjini.
Fotografi te shumta me fjaline I SUPPORT LGBT RIGHTS IN MACEDONIA vijne cdo dite (edhe sot, e shtune, 27 tetor) nga e gjithe bota qe nga Amerika deri ne Gjeorgji dhe Azerbejxhan. Kjo fushate filloi si pasoje e disa deklaratave diskriminuese nga ministra dhe mediume pro qeveritare kunder komunitetit LGBT.
https://www.facebook.com/lgbtunitedmacedonia?fref=ts
Mjekut italian i ishte hequr licenca në Itali dhe është akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Pastaj erdhi në Shqipëri, ku vazhdoi eksperimentin
Lutfi Zhegu është një nga doktorët që ka punuar me mjekun Tulio Simonçini, ndaj të cilit rëndojnë dhjetëra akuza për mjekim të gabuar.
VIDEO LAJM – Teksa protestuesit kunder ligjit te martesave gej ne France ishin mbledhur ne nje shesh te Parisit, dy vajza heteroseksuale u puthen ne buze ne shenje solidariteti me kauzen LGBT (ne foto).
Spitali Onkologjik në QSUT do të vonojë edhe një muaj përgjigjet e biopsive. Pacientët ankohen se në listën e pritjes duhet të qendrojnë deri një muaj për të mësuar nëse masat e hequra janë malinje apo beninjë. Përgjigja vonohet, pasi në QSUT ka vetëm një laborator, që merret me mbjelljen e masave tumorale.
Brenda muajit nëntor, në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do të shpërndahet kodi i etikës. Jo vetëm rregullore të vendosura rishtas në këndin e klasës, por një manual i mirëfilltë mbi etikën dhe sjelljen e mësuesve në klasa.
Jovan Kristiqi, këshilltari i ministrit të Arsimit, ka sqaruar për “Shqip” se ka përfunduar hartimi i kodit të etikës që do t’u dorëzohet drejtuesve të shkollave, mësuesve dhe prindërve.
Rrugët e Tiranës u mbushën me ujë sot duke treguar që ky qytet ka probleme serioze me urbanizimin. Zonat që e kanë ndjerë më shumë përmbytjen sot kanë qëne Komuna e Parisit, Profarma tek rruga Qemal Stafa, kryqëzimi tek pallati me shigjta, Marteniteti i ri dhe rruga e Frigoriferit.
Rreth orës 13: 35 minuta Kryetari i Bashkisë së Tiranës mblodhi shtabin e emergjencave për të analizuar situatën e përmbytjeve nëpër rrugët e kryeqytetit. Nga zyra e bashkisë informohet se vendimi për të mbledhur shtabin e emergjencave është marrë pasi Basha vizitoi situatën në terren. Basha tha se zonat më problematike janë Don Bosko dhe Shkozat dhe po merren masa. Ai tha se pastrimi i Lanës shmangu përmbytjet në disa zona.
Fotot nga Blerina Zhuta
Pas dhjetë vitesh hetime dhe gjashtë vite proces, gjykata e shkallës së parë në Milano, dënoi sot Sivlio Berluskonin me 4 vite burg dhe 10 milionë euro garanci në favor të Drejtorisë Tatimore. Akuza është e rëndë dhe sipas gjyqtarëve milanezë është e besueshme. Berluskoni, nëpërmjet një zinxhiri ndërrmarjesh boshe të shpërndara në shtete me taksa të ulta (të ashtëquajtura parajsa fiskale), blinte me çmime marramëndëse telefilma për kanalet televizive të Mediasetit. Në këtë mënyrë nëpër bilancet e Mediasetit dukeshin si shuma të paguara, por në të vërtetë, (sipas vendimit të sotëm) paratë qëndronin brenda familjes Berluskoni si fonde të zeza dhe të pataksuara. Si aneks i këtij dënimi Gjykata vendosi edhe mospërputhjen e ish kryeministrit me çfarëdolloj posti publik për pesë vitet e ardhshme.
Për hir të së vërtetës, komenton Respublica.al, përveç shumës së majme prej 10 milionë euro të cilat duhet të derdhen menjëherë si garanci, ky vendim duhet të kalojë edhe nga shqyrtimi i Gjykatës së Apelit dhe Kasacionit (me shumë shanse që koha të veprojë në favor të Berluskonit).
Këtë lajm e komenton në shkrimin më poshtë, Geraldo Durda një aktivist i ri politik, djali i familjes Durda që humbën një fëmijë në tragjedinë e Gërdecit. Shkrimi është emocional, e për pasojë subjektiv. Por mos harrojmë historinë e autorit, ecejaket dhe zhgënjimet e pafundme të familjes së tij nëpër sallat e gjyqeve në Shqipëri, gjyqë që asnjëherë nuk kanë përfunduar duke dënuar autorët e vërtetë të vdekjes së 26 personave në Gërdec. Njëri prej tyre pra, është vëllai i autorit të shkrimit më poshtë që ne po e botojmë të paedituar duke saktësuar se jo detyrimisht opinionet e shprehura në të janë dhe opinione të Historia Ime.
Titulli origjinal i shkrimit të Geraldos: Nuk do të kesh fatin e Berlusconit, Sali Berisha
Diten e sotme Gjykata e Shkallës së Parë në Milano dënoi me 4 vite burg ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi pasi e shpalli fajtor për evazion fiskal. Gjithçka lidhej me parregullsitë e gjetura me shit-blerjet e të drejtave televizive nga Mediaset…
Silvio Berluskoni dhe Sali Berisha kane nje gje te perbashket mashtrimin publik dhe shfrytezimin Mediatik, shperdorimin e detyres dhe te talljes me institucionet e vendeve respektive…
Silvio Berluskoni u largua nga drejtimin i shtetit Italian si pasoje e presionit te brendeshem politik, popullor, nderkombetar, por dhe si pasoje e presionit te drejtesise italiane per ta cuar ate ne banken e te akuzuareve, dhe ia dolen. Sot ai u denua..
Nese ne Itali funksionon shoqeria, ne Shqiperi ndodh e kunderta, nuk ka funksionim normal e ligjor te shoqeris shqiptare. Per hir te se vertetes drejtesia dhe shoqeria shqiptare ndodhen ne kete stad per shkak te Sali Berishes..
Nese ne Itali u rrezua dhe po rrezohet nje sistem i kalbur dita dites dhe fajtoret po denohen ne gjykata, ne Shqiperi kjo gje nuk do ndodhe (dmth qe Sali berisha te denohet nga drejtesia shqiptare) dhe e dini pse? Sepse Sali Berisha do denohet nga shqiptaret, do terhiqet zvarre ne rruget e Shqiperise. Do i paguaje nje per nje te gjitha krimet qe ka bere ndaj ketij populli.
Do i paguash Sali Berisha nje per nje te gjitha tradhetite qe i ke bere ketij kombi. Do i paguash te gjitha per vrasjet e 26 te pafajshmeve ne Gerdec, per 4 te vraret e 21 janarit, per talljen dhe perdhosjen qe je duke u bere ish-te perndjekureve,per shfyrtezimin qe po ju bene femijeve ne shkollat e vendit,per kercenimet dhe presionet qe ju bene opozitareve. Do i paguash nje per nje Sali Berisha por jo ne burg por duke u terhequr zvarre rrugeve te Shqiperise.
Do i paguash nje per nje Sali Berisha sepse në vend të drejtësisë, sot na duhet të dëgjojmë fjalimet e tua Sali Berisha qe përditë e më shumë i ngjajnë fjalimeve të Enver Hoxhës…E me e bukura eshte se opozitarin Enveri e varroste ose e burgoste, Saliu e heq nga puna, e kercenon dhe madje e vret. Servilet Enveri i paguante kot, po kete ben edhe Saliu, ju jep edhe pozite. Enveri kishte shume spiune, Saliu ka prape spiune me shumice. Familjaret e Enverit benin jete disi me te mire se te tjeret, familja e Saliut deklaron miliona euro luksi. Vetemburrjen Enveri e ngriti ne qiell, Saliu e çoi ne hene. Median Enveri e kishte personale, Saliu e komandon me Fariun .Enveri urente te atin,Saliu ka sekret gjithe jeten familjare te pa ardhesve te tij.
Nëse nje shoqeri mbart krimet e se kaluares te ndrydhura ne vetvete ajo eshte shoqeri jo e shendetshme, qe vuan pasojat e krimit te djeshem duke mos gjetur dot energji per te sotmen e per te ardhmen.
Per te gjitha keto Sali Berisha ti nuk do kesh fatin e Berluskonit por do perfundosh si gadafi e mbase me keq se aq…!
Ke te drejt kur thua se Shqiperia po ndryshone,sepse Shqipëria po ndryshon me vrasje e tmerre. Por edhe më parë ka qenë kështu. Veç në dukje ishte pak më e qetë, por në brendësinë e vet ky pushtet e ka pasur të fjetur krimin, i cili zgjohet sa herë e ngacmojnë aty ku nuk i pëlqen,e diktatura jote Sali Berisha eshte shembulli me tipik!
Nga Valbona Sulçe
(Ne foton qendrore, ilustruese Princesha Matilde e Belgjikes gjate nje vizite ne Tirane, poshte-djathtas autorja e shkrimit, Valbona Sulçe)
Ditën e Nënë Terezës këtë vit do ta mbaj mend gjatë. Jo se nuk u bë asgjë si gjithmonë për Nënën e Madhe, por sepse këtë vit e ndjeva shumë më tepër frymën e saj. Në mes të zallamahisë që na ka kapluar vëmendjen me histori tmerri, greva urie, njerëz që vetëdigjen, protesta gazetarësh e kundërprotesta, dikush më solli në vëmendje një thënie të Nënë Terezës: “ nëse do të sjellësh paqen në botë, duhet ta fillosh nga shtëpia jote, me fëmijët e tu. Qëndro në shtëpi, duaji fëmijët, mësoji ata të mbrohen nga rreziqet.” Jam e sigurt se kush ka fëmijë, i ka shtrënguar më shumë pranë vetes në këto kohë kur fëmijët i kemi përzier pa faj në histori të tmerrshme. 8 vjeç e përdhunuar- 10 vjeç i vetëvarur sipas modelit të një filmi- 3 vjeç, pa nënë e pa babë , nënën e lënë poshtë urës dhe babën mërguar, 11 vjeç- i dhunuar nga shokët, 13 vjeç -qëllon shoqen me thikë pas një sherri në Facebook….
Këta nuk janë tituj. Këta janë fëmijët e Shqipërisë. Historitë e tyre bëjnë thirrje për vëmendje. Duke rendur cdo ditë pas punëve, kemi harruar fëmijët. Vrapojmë të sigurojmë bukën për ta dhe i kemi lënë vetëm. Vetëm përballë maniakëve seksualë. Vetëm përballë maniakëve politikë. Vetëm përballë televizionit.
Vetëm përballë internetit, facebook-ut. Vetëm përballë gjahtarëve të mendjeve të njoma për t’i kthyer në skllevër e ushtarë. Vetëm përballë historive ku abuzimi shitet si dashuri e seksi si argëtim me dëshirën e palëve. Vetëm përballë varfërisë. U numërojmë ditëlindjet pa mëshirë, 18 e pak , 18 pa pak, sikur ky kufiri i magjishëm 18 i bën menjëherë të rritur e për pasojë të gatshëm për t’u përballur me jetën që s’kursen askënd. Këta fëmijë me këto histori sot, nesër do jene adoleshentë, më pas prindër.
Ku i kemi lënë fëmijët gjithë këto kohë? Si t’i mbrojmë nga mënxyrat? Ka një mënyrë. Ne duhet të kthehemi në shtëpi, Të flasim me fëmijët. T’u themi se dashuria nuk fshihet te karamelet apo kapëset e flokëve. Ne duhet tu mësojmë fëmijëve në shkolla dashurinë për të vërtetën dhe jetën, po mbi të gjitha duhet t’i mbrojmë fëmijët. Secili të vetët e të gjithë bashkë fëmijët e Shqipërisë. Nënë Tereza ma kujtoi sesi bëhet kjo. Faleminderit, Nënë!
“Klajd, zgjohu… kanë marrë dy herë në telefon nga recepsioni, duhet të lirojmë dhomën”. Hap sytë që më djegin akoma nga alkooli i një nate më parë dhe Ensi më buzëqesh: “Mirëmëngjes, bebush…”
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.