Nga Entela Resuli
Ka dhunë ndaj grave, por ka edhe ndaj meshkujve. Plot 12 burra kanë kërkuar mbrojtje nga gjykata në këta 10 muaj. Nga djegia e dyshekut bashkëshortor, e deri tek dhuna në mes të rrugës në publik. Cilat janë rastet më pikante.
Nga Entela Resuli
Ka dhunë ndaj grave, por ka edhe ndaj meshkujve. Plot 12 burra kanë kërkuar mbrojtje nga gjykata në këta 10 muaj. Nga djegia e dyshekut bashkëshortor, e deri tek dhuna në mes të rrugës në publik. Cilat janë rastet më pikante.
Agjencia e lajmeve AMA raporton ne rubriken e lajmeve te fundit se “Bashkimi Evropian vendos te riktheje perkohesisht regjimin e vizave per vendet e Ballkanit perendimor, mes tyre edhe Shqiperia”. Duket se “vendimi eshte i pazbardhur ende se kush preket nga kjo kerkese e qeverise evropiane qe do i dorezohet se shpejti parlamentit Evropian. Por mediat e huaja raportojne me shume urgjence se tashme vendimi ne kabinetin e BE eshte marre nga ministrat evropiane te ketij unioni, ata te brendshem”.
Ketu preket ndjeshem edhe Shqiperia, te ciles iu kthyen 51 azilante te rreme nje dite me pare dhe qe Burgaj si kryepolic e quajti sukses shqiptar riatdhezimin !. Ne vend te jepte menjehere doreheqjen, pasi ishte paralajmeruar nje vit me pare me nje tjeter grup te riatdhesuarish dhe nuk ndermori asnje arrestim te komunareve sepse ishin te djathte….Por ja qe konfirmohet se fundmi se azilkerkuesit e rreme po shtohen dhe nuk eshte momenti te liberalizohen vizat per Ballkanin.
Fytyra e shpërfytyruar, sytë e nxirë, të nxirrat në shpinë për shkak të dhunës së pësuar brenda mureve të shtëpisë. Janë fotot e një gruaje nga një qytezë e vogël në veri të Italisë e cila ka zgjedhur një mënyrë shumë inteligjente për të treguar historinë e saj të dhimbshme.
Tjeter goditje ndaj familjes, e tjeter goditje per sigurine ne Shqiperi. Një çift bashkëshortësh janë vrarë me armë zjarri, ndërsa më pas janë djegur brenda banesës së tyre, raporton Mapo. Sipas policisë viktimat janë Enver Myftari, 55-vjeç e Azbie Myftari, 52-vjeç.
Aleanca KuqeZi ka akuzuar qeverinë shqiptare se është duke bërë pazare më neonazistët grekë, të cilët kanë lajmëruar se ditën e nesërme do të festojnë çlirimin e Greqisë në Këlcyrë.
“Për dashurinë për Italinë mund të bëhen edhe marrëzi edhe gjëra të shenjta. 18 vjet më parë hyra në lojë, një çmenduri jo fare pa shënjtëri brenda; tani preferoj të bëj prapa për të njëjtat arsye të dashurisë që më shtynë asokohe të bëja këtë hap përpara”.
Me këto fjalë Silvio Berluskoni ka lajmëruar sot tërheqjen e tij. “Nuk do të rikandidoj për Premier. Do t’u rri në krah më të rinjve që duan ‘të luajnë e të bëjnë gola’. Kam akoma muskuj të fortë dhe pak mend në kokë, por ajo që do doja në të ardhmen është të japë këshilla, të ofrojë memorie, të tregojë e të gjykojë pa u bërë i bezdisur. Me zgjedhjet në parti, do të dimë brenda dhjetorit cili do jetë pasardhësi im, pas një gare të qetë dhe të lirë mes personaliteteve të ndryshme dhe ideve të ndryshme, të lidhura nga vlera të përbashkëta”.
Data e votimit për pasardhësin e Berluskonit në PDL do të fiksohet “së shpejti” por kavalieri sugjeron 16/12 – njofton ANSA.
“Tërheqja e Berluskonit është një akt gjeneroz që e vlerësoj shumë dhe që hap një perspektivë për të ardhmen” – komentoi në profilin e tij në FB, sekretari i Lega, Roberto Maroni.
Nga Albana Hodaj
Edhe pse e vështirë, është e thjeshtë të jetosh e punosh madje dhe të protestosh në qytet si shumë prej nesh. Vështirë të përballesh me jetën në fshatin e harruar qysh nga koha kur të gjithë nisëm ëndrrën evropiane pa e ditur se nuk do ta mbërrinim dot as pas 22 vjetësh.
Arrestohet nga policia e Durrësit një shtetas, i cili tentoi të djegë ish bashkëshorten e tij. Uniformat blu arrestuan në flagrancë 31 vjecarin Sokol Halili, lindur ne Rrëshen e banues ne Durres, pasi dyshohet se rreth ores 11.30 të një dite më parë ne lagjen nr. 14 Durres, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike, si dhe ka tentuar te djegë me benzinë ish-bashkeshorten e tij, shtetasenA.Z., 32 vjece, raporton Ora News.
Kjo zyre per LGBT u hap dje, madje edhe me nje ceremoni nga Komiteti Maqedonas i Helsinkit, por persona te paidentifikuar e kane dhunuar duke i thyer xhamat me gure. Shikoni fotot dje dhe sot…
A group of activists from the three LGBT organizations in Albania (Alliance Against Discrimination, Pro LGBT and Pink Embassy/LGBT Pro) gathered in a peaceful protest in front of the Embassy of Macedonia supporting the gay activists of Macedonia and condemning the brutal attack against a gay activist in Macedonia.
This protest, the first one of this kind in Tirana was peaceful and in accordance with the Police, but soon after it finished while the group of activists was entering in a bar, a person around 25 years old approached them violently, spiting on their face and threatening them by live. He said: “Don’t go again in public cause I will kill of you”, “Hitler was right when he was killing people like you”, “look what the serbs did to people like you, we will do the same to you in Albania”, etc.
The activists managed to isolate him and keep him at the scene waiting for the police to come. Soon after that he was accompanied to the police station were Xheni Karaj and Kristi Pinderi signed criminal charges against him.
Ditёn e sotme, datё 24 Tetor 2012, njё grup aktivistёsh nga tre organizatat LGBT nё Shqipёri, Aleanca kundёr Diskriminimit LGBT, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dhe Tё bashkuar pro Kauzёs LGBT manifestuan paqёsisht pёrballё Ambasadёs sё Republikёs sё Maqedonisё nё Tiranё pёr tё dёnuar aktet e dhunёs ndaj aktivistëve në vendin fqinj dhe frymën e uurejtjes që po nxitet nga disa ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë Gruevski.
Protesta u zhvillua nё mёnyrё paqёsore dhe korrekte si shprehje e së drejtës për manifestim dhe për shprehje, ndërsa policia ishte njoftuar paraprakisht, në respekt të ligjit për tubimet.
Pasi mbajtën pankarta në duar që dënonin dhunën e ushtruar së fundmi në Maqedoni ndaj aktivistëve LGBT, përfaqësuesit e tre organizatave hynë në ambasadën e Maqedonisë dhe dorёzuan një deklaratë zyrtare të Rrjetit Rajonal Kundër Homofobisë i përbërë nga 12 shtete nga Ballkani deri në Lindjen e Mesme, ëprfshirë Shqipërinë.
Por në momentin kur dukej se gjithçka përfundoi dhe teksa grupi i aktivistёve po shkonte tё ulej nё njё kafe në rrugën Skëndërbej ku ndodhet blloku i ambasadave një person, rreth 25 vjeç, i quajtur Redon Maloku u afrua pranё grupit duke i sulmuar verbalisht me fjalё denigruese, duke pёrshtyrё dhe duke i kanosur aktistët me jetë. Fjalët që ai përdori janë: “do ju vras të gjithëve po dolët prapë”, “ju duheni djegur”, “do ju q…. robtë”, “mirë ua bënte Hitleri”, “mirë ua bënë në Serbi, ashtu do jua bëjmë edhe ne po dolët prapë”.
Në atë moment grupi i aktivistëve kontaktoi 3 herë me qendrën operacionale të policisë dhe mundi të mos e lejonte këtë person të largohej. Pasi policia erdhi në vendgjarje, personi në fjalë u shoqërua në Komisariatin nr. 3, ku aktivistja Xheni Karaj bëri kallëzim për kanosje.
Personi në fjalë, student në Fakultetin e Ekonomisë Bujqësore, ka qenë, në fakt, edhe herë të tjera i përfshirë në tentativa për të mos lejuar tubimet e komunitetit LGBT në Tiranë, siç ndodhi në rastin e aktivitetit më 17 maj. Disa herë ai kërkoi që aktiviteti të mos zhvillohej, ndërkohë që po aq aktiv ka qenë në rrjete të ndryshme sociale ku ka bërë vazhdimisht thirrje për dhunë dhe ka nxitur urrejtje ndaj këtij komuniteti. Ai vetë deklaronte vazhdimisht edhe në brendësi të komisariatit se është besimtar musliman dhe se “feja i dënon këto që bëni ju, sepse ju jeni të sëmurë”.
Organizatat LGBT nё vend, Aleanca kundёr Diskriminimit LGBT, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dhe Tё bashkuar Pro Kauzёs LGBT janë të vendosur që ta ndjekin deri në fund përmes rrugëve ligjore këtë çështje pasi ne besojmë se vetëm duke iu përgjigjur përmes ligjit do të mund të ndalojmë urrejtjen dhe atmosferën kërcënuese që ve në rrezik respektimin e të drejtave themelore të njeriut.
Aleanca kundёr Diskriminimit LGBT
Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri
Tё bashkuar Pro Kauzёs LGBT
http://www.youtube.com/watch?v=4iNXifo5jAQ&feature=share
http://www.youtube.com/watch?v=y5ObhnchIE8&feature=g-upl
Një person rreth 25 vjeç, i quajtur Redon Maloku dhunoi dhe kërcënoi aktivistët LGBT te rruga e ambasadave. Ai përshtyu, shau dhe kërcënoi aktivistët në sy të të gjithë njerëzve.
Për të lexuar më shumë për këtë ngjarje kliko këtu: http://historiaime.al/en/2011-08-07-02-59-53/item/619-incident-me-aktivistet-lgbt-te-rruga-e-ambasadave-foto.html
Rreth 20 aktivistë për të drejtat LGBT protestuan sot para Ambasadës së Maqedonisë në lidhje me shtimin e dhunës ndaj personave LGBT në atë vend. Por, me të mbaruar kjo protestë, një person rreth 25 vjeç, i quajtur Redon Maloku dhunoi dhe kërcënoi dy aktivistë. Te rruga e ambasadave ai përshtyu, shau dhe kërcënoi aktivistët në sy të të gjithë njerëzve. Aktivistët mundën ta mbanin në vendngjarje deri në momentin e mbërritjes së policisë. (VIJON)
DEBAT
Nga Kristi Pinderi
Në emisionin Top Show të datës 23 tetor, specialistë, përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë, por edhe deputetë “wanna be” si zoti Auron Tare, diskutuan mbi një projekt kulturor, që duhet thënë është unikal në Gjirokastër por edhe në të gjithë Shqipërinë.
Ka një shqetësim, sidomos në media, në formën e panikut se pse Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivan Mrkiç paska takuar ata që ai i quajti minoritet serb në Shqiperi. Gjatë një konference për shtyp gazetarët e pyetën nëse egziston një minoritet i tillë në Shqipëri (pa e ditur në fakt që po, prej vitesh ka serbë dhe malazezë që jetojnë në Shqiperi, madje vetë gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë zonja Liri Berisha është një e tillë).
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.