Ditën e sotme, nisi edicioni i radhës i Shkollës Verore mbi Bashkimin Evropian, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin, pjesë e projektit I Choose EU, me ndihmën dhe bashkëpunimin e Bashkimit Evropian dhe Civil Rights Defenders. Këtë vit shkolla verore do të mbahet në Pogradec, në datat 25 – 29 Shtator.

Pjesëmarrësit në shkollën verore do të zgjerojnë njohuritë në teori dhe praktikë për organizimin, bazat dhe funksionimin e Bashkimit Evropian, jo vetëm në fushën e të drejtave të njeriut por edhe në fushën e aktivizmit.
Gjatë 5 ditëve, do të ketë trajnime në teori dhe aplikime të njohurive në varësi të temës edhe në praktikë, nga disa prej profesionistëve më të mirë dhe më të njohur të fushës.
Pjesë e projektit janë dhe Konkursi i Esesë dhe ai i Podcasteve, për të cilat mund të merrni informacionin e nevojshëm në lidhjet e mëposhtme:
Shkolla verore u mundësua falë projektit #IChooseEU dhe Civil Rights Defenders ne Shqipëri.
Në kuadër të iniciativës ‘’Mbështetja e shoqërisë civile për zbatimin e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve për të rritur mbështetjen e shoqërisë civile në zhvillimin e politikave të dialogut dhe rritjen e ndërgjegjësimit në proceset e integrimit Evropian’’ i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra Streha në bashkëpunim me ‘’Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (PRO LGBT) – ‘’Unë Zgjedh Bashkimin Evropian’’.