Delja e zeze!
Vitet e para të fëmijërisë sime i kalova në një fshat të vogël ne Greqi. Kur prindërit më thanë që do shpërnguleshim në Athinë u ndjeva shumë e lumtur pasi kisha dëgjuar se në kryeqytet homoseksualët dhe lezbiket jetojnë më mirë. Mendoja se Athina ishte “parajsa e komunitetit LGBT”.
Ditën e parë të shkollës në Athinë ndjeva të njejtin emocion që kisha ndjerë në klasë të parë. Fakti që do njihja persona të rinj më bënte të ndihesha e gëzuar por edhe në siklet njëkohësisht. Nuk e dija si do më prisnin.