Djali ne banak
Ka zera qe jam i alkolizuar. Ka te tjere qe thone se pi per te shoqeruar miqte e mi pijedashesh. E ka dhe nga ata qe mendojne se pi per te jetuar nje bote akoma me pak reale se ajo e profileve fallco ne facebook.
Gjithsesi ideja eshte e qarte, mua me pelqen alkoli dhe une pi. Vitet e para te adoleshences sime i kalova ne nje nga lokalet e Tiranes ku alkoli konsumohet ne sasi te madhe, ne cilesi te dobet dhe me cmim te ulet. Ne ate kohe nuk them se per mua cmimi ishte problem por dashurija ime per ate lokal nisi krejt rastesisht.